Mbyllet në mënyrë paqësore protesta në Shkodër
19/12/2020 11:49
Eshtë mbyllur në mënyrë paqësore protesta në Shkodër.
Rreth 100 persona u mblodhën paraditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, për vrasjen e Klodian Rashës.
Pas pak kohësh tubimi, qytetarët janë shpërndarë, teksa bënë thirrje për drejtësi dhe shkarkimin e Ardi Veliut.
Në ndryshim nga protesta e kaluar pjesëmarrja ishte minimale dhe nuk marshuan nëpër rrugët e qytetit.
Top Channel