Presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melania Trump po shijojnë Krishtlindjen e tyre të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Çifti paraqiten në një portret zyrtar, veshur kostum të zi dhe këmishë të bardhë.

Në portretin e realizuar nga fotografi zyrtar i Trump në Shtëpine e Bardhë Andrea Hanks, Trump dhe Melania shfaqen të buzëqeshur ndërsa pozojnë në shkallët e mëdha festive të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Gëzuar Krishtlindjet nga Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump“, shkroi në Twitter zonja e parë.

Kjo foto shërben si portreti i fundit i Krishtlindjes i administratës Trump ndërsa presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të marrë detyrën në janar.

Më herët, Melania ka zbuluar dekorimet e këtij viti në Shtëpinë e Bardhë përmes një turneu virtual.

Po ashtu gjatë javës, lexoi histori të Krishtlindjeve në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington.

Top Channel