FDA nis hetimet pas reaksioneve alergjike nga vaksina e Pfizer

19/12/2020 11:24
Vaksina kundër Covid-19

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara është duke hetuar rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, tha një zyrtar i këtij institucioni.

Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësim dhe Kërkim në FDA, tha në një konferencë për media të premten mbrëma se reaksionet alergjike u raportuan në disa shtete, përfshirë edhe në Alaskë.

Ai tha se kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) që është përbërës i përdorur në vaksinën e Pfizer – si dhe në vaksinën e kompanisë Moderna që u autorizua për përdorim të premten – “mund të jetë fajtori” për reaksionet alergjike. Marks tha se reaksionet alergjike ndaj kësaj substance mund të jenë më të zakonshme se sa mendohej paraprakisht.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara është duke hetuar rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, tha një zyrtar i këtij institucioni.

Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësim dhe Kërkim në FDA, tha në një konferencë për media të premten mbrëma se reaksionet alergjike u raportuan në disa shtete, përfshirë edhe në Alaskë.

Ai tha se kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) që është përbërës i përdorur në vaksinën e Pfizer – si dhe në vaksinën e kompanisë Moderna që u autorizua për përdorim të premten – “mund të jetë fajtori” për reaksionet alergjike. Marks tha se reaksionet alergjike ndaj kësaj substance mund të jenë më të zakonshme se sa mendohej paraprakisht./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA