Artizanët e Venecias në UNESCO/ Arti i rruazave prej xhami merret në mbrojtje

19/12/2020 13:03

Venecia e përshëndeti vendimin e OKB-së për të vendosur artin e saj të rruazave prej xhami në listën e Trashëgimisë Kulturore. Shpresat janë që një lëvizje e tillë të ndihmojë artizanët e goditur keq nga pandemia e koronavirusit.

Rruazat delikate dhe të ndërlikuara janë një specialitet i ishullit Murano, në qytetin-lagunë ku punëtorë të zotë e punojnë xhamin prej shekujsh.

“Një njohje e tillë kaq prestigjoze dhe domethënëse që I bëhet njërës prej traditave tona më të shkëlqyera, është një arsye për të qenë vërtet krenarë. Urojmë që ajo të kthehet në një shtysë të madhe rimëkëmbjeje. “

Luca Zaia, presidenti i rajonit të Venetos, tha se ky është “një lajm i shkëlqyer, I cili vjen në një kohë veçanërisht të vështirë për zejtarinë veneciane dhe aktivitetin e saj. “Aktivitetet e furrave të qelqit dhe artizanëve janë goditur rëndë nga efektet e krizës shëndetësore, shumë prej tyre janë në prag falimentimi për shkak të kolapsit të turizmit, por edhe prej mbylljes së tregjeve ndërkombëtare dhe panaireve,” tha ai. UNESCO e vlerësoi në mënyrë të vecantë Italinë dhe Francën për artin e rruazave të qelqit, teksa dy vendet paraqitën një kërkesë të përbashkët, duke thënë se kjo praktikë “është e lidhur ngushtë me njohuritë e grumbullura në kohë si dhe zotërimin e një materiali, qelqit, dhe një elementi, zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA