
25/02 09:55
Pas fitores jetike në garën për titull ndaj Tottenhamit javën e kaluar me rezultat 2-1, Liverpooli edhe në këtë xhiro ka dërguar një sinjal të fuqishëm kundrejt rivalëve për titull.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sot ka korrur një fitore të thellë duke e mposhtur skuadrën e Cystal Palace me rezultat të thellë 0-7, përcjell KosovaPress.
Minamino hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave lojë, pastaj golat erdhën radhazi njëri pas tjetrit nga Mane, Firmino (2), Handerson dhe Mohamed Salah (2).
Kjo fitore e ngritë Liverpoolin në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më shumë së Tottenhami i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluara.
Top Channel