Zjarrfikësit s’kanë marrë paratë/ Shkodër, kërkojnë pagesat e prapambetura për orët shtesë

18/12/2020 12:20

Që prej muajit Gusht, efektivët e repartit zjarrfikës në Shkodër nuk përfitojnë pagesën për oraret shtesë të punës, për shërbimin në ditet e pushimit apo ato të festave zyrtare.

Drejtorive të zjarrfikësve u ka mbërritur një letër sqaruese ku efektivët paralajmërohen se nuk do të paguhen më.

Pavarësisht rëndësisë së veçantë, ky repart vijon të mos trajtohet ashtu siç duhet për shkak se zjarrfikësit nuk përfitojnë as pagën e 13-të dhe kanë probleme edhe me lejen e zakonshme për shkak të mungesës së stafit të nevojshëm.

Top Channel