Vodhën një furgon të parkuar te kryqëzimi i Shëngjinit, arrestohen 2 persona

18/12/2020 10:10

Dy persona kanë rënë në pranga në Lezhë pasi vodhën një furgon te kryqëzimi i Shëngjinit.

“Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se të dy këta shtetas drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel