Vijon aplikimi për dëmet e tërmetit, grumbullim qytetarësh tek teatri ”Aleksandër Moisiu” në Durrës

18/12/2020 12:01
Qytetarët tek teatri ''Aleksandër Moisiu'' në Durrës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë godinës së teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Për të shmangur radhët pranë zyrës se aplikimit te godina e Prefekturës në Durrës është krijuar një radhë e re pranë teatrit ku duhet të merret numri i radhës për të aplikuar.

Grumbullimi fillimisht filloi pranë godinës së Prefekturës në Durrës për të aplikuar për për përfitimin e granteve të rikonstruksionit.

Sot është hapur papritur aplikimi për ata qytetarë që nuk kanë mundur të aplikojnë deri tani për dëmet nga tërmeti në nivelet DS1, DS2 dhe DS3.

Grumbullimi pa asnjë distancë, ku shumë prej tyre janë pa maska sjell përhapjen e COVID-19.

Kujtojmë që Durrësi është një nga qytetet më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel