Stuhi dëbore në disa shtete veriore të SHBA-së

18/12/2020 02:22

Një stuhi e madhe bore në verilindje të Shteteve të Bashkuara mbuloi pjesë të Nju Jorkut me një mbulesë bore prej më shumë se një metër, dhe lartësia e borës theu disa rekorde edhe në Pensilvani dhe Massachusetts.

Stuhia e borës zgjati për gati 24 orë dhe retë u shpërndanë ngadalë gjatë gjithë ditës së enjte. Nju Jorku u gjend nën një shtresë më të trashë bore të enjten në mëngjes dhe në disa zona në shtetin verior ra më shumë se një metër dëborë.

Sidoqoftë, shumica e qyteteve nuk kishin më shumë se dhjetë deri në njëzet centimetra trashësi bore. Të paktën gjashtë vetë kanë humbur jetën, shumica në aksidente trafiku, shkruajnë mediat amerikane.

“Nëse nuk keni nevojë të dilni në rrugë, ju lutemi mos udhëtoni”, tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. Ai tha se kishte më shumë se 9,000 ndërprerje të energjisë dhe rreth 600 aksidente.

Autoritetet thanë se stuhia nuk shkaktoi probleme në shpërndarjen e vaksinës antiCOVID-19, e cila filloi gjatë fundjavës.

Top Channel