Shkencëtarja heroinë! Ish-Miss Anglia, 31-vjeçarja që ndihmoi Universitetin e Oxford-it të prodhonte vaksinë antiCovid-19

18/12/2020 12:05

Ish-Miss Anglia nuk nguroi përgjatë gjithë kësaj kohe të jepte kontributin vetjak në përpjekjet për të zbuluar një vaksinë antiCovid-19.

Rolin e saj në udhëheqjen e kërkimeve shkencore të Universitetit të Oxford-it e ka bërë të ditur vetë 31-vjeçarja, Dr.Carina Tyrrell. Së fundmi, e cilësuara “shkencëtarja heroinë” ka folur rreth përvojës së kënaqshme, që duket se e ka lumturuar tejmase, pasi duhet thënë se puna e saj pati një ndikim të madh në mundësimin e vaksinës së shumëdëshiruar, duke e bërë kështu Britaninë, të parin vend në botë që filloi vaksinimin e njerëzve kundër virusit.

Carina ka qenë pjesë e ekipit të Universitetit të Oksfordit, i cili punoi për t’u siguruar se vaksinat ishin të sigurta për t’u shpërndarë te të gjithë kategoritë e popullatës. Ajo ka bashkëpunuar me shkencëtarë dhe mjekë nga e gjithë bota për të arritur që provat e vaksinave të merrnin financimin e duhur.

Ata më pas punuan në gjetjen e vaksinës më të përshtatshme duke krahasuar të gjitha provat e ndryshme në të gjithë botën. Ekipi i saj ka qenë përgjegjës për punën me vaksinat Pfizer, Moderna dhe Oxford AstraZeneca.

“Kam qenë duke vëzhguar vaksinën dhe provat klinike terapeutike duke u përpjekur të identifikoj vaksinën dhe kandidatët më premtues terapeutikë. Ne kishim nevojë të siguroheshim se vaksina do të jetë efektive te të moshuarit dhe të rinjtë, njerëzit me dhe pa kancer”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA