Kryeministri Edi Rama me anë të një konference live po bën prezantimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
“Nga Ministria e Brendshme – Kalimi i stafetës në krye të dikasterit qendror të punëve të brendshme, ku kemi shënuar shumë arritje, po ku edhe më shumë ka për të bërë” ka thënë Rama.
Më tej ai ka shtuar se ministri Sandër Lleshaj, meriton mirënjohjen e respektin tonë për përkushtimin, profesionalizmin e qytetarinë në kryerjen e detyrës, padyshim edhe për dorëheqjen e tij shembullore.
Ndërsa ministri Bledi Çuçi sipas Ramës, meriton besimin e mbështetjen, për ta çuar më tej punën e mirë që vazhdon tek Ministria e Brendshme
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Bëhet fjalë për një anketim të pavarur për të pasur në objektiv të punës së policisë së shtetit. Pasqyrë besnike të marrë. Prej qytetarëve është marrë opinioni bazuar në metodat shkencore. Mbi perceptimin e policisë së Shtetit dhe për aspekte të ndryshme në veprimtarinë e policisë së shtetit. Bëhet fjalë për një pasqyrë mbresëlënëse dhe shumë domethënëse. Ky moment dhe ky takim i sotëm ndodhi si rezultat i një ngjarje. Dua ta nis me fundin jo me zanafillën. Kam parasyshë, shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet. E cila duhet të na bëjë të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë. Jo vetëm demokratike, apo të afërt, historinë tonë si komb. Përfshirja e minorenëve e fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara. Një fakt tejet fatkeq por domethënës. Jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit të policisë së shtetit. Agresion i nxitur sistematik për vite me radhë. Për të kuptuar se çfarë. Janë mish për top për organizata Terroriste ekstremiste. Organizata që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Pse protestojnë njerëzit në demokraci ? Sic e ka thënë më mirë se të gjithë të tjerët Churchill. Demokracia nuk është i përsosur. Po të mos llogarisim sistemet e tjera demokracia është me pak e keqe e formave të njohura deri tani. Pra padrejtësitë janë të pashmangshme edhe në demokraci. Protestat janë edhe të dobishme. Qeveria edhe me e mira në botë nuk është dot e pa gabueshme. Dhe as nuk i zgjidh dot të gjitha hallet. Përkundrazi jam krenar për faktin se në këto 7 vite qeveria e ka dëgjuar zerin e protestuesve dhe ka reflektuar në jo pak raste. Ka ndryshuar qasje dhe qëndrim. Kjo ndoshta nuk është shumë por nuk është pak. Armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për rrugën e kombit. Që të gjithë mund të kujtojmë. janë konkrete për reagim tonë pozitiv. Disa thanë se qeveria u tërhoq në rastin e Kukësit se u tremb nga dhuna. Në fakt jo qeveria reflektoi ndaj shqetësimit të drejtë të një komuniteti. Kuptuam se ishin gabim llogaritë tona jo kuksianët. Është e rëndësishme që të bëhet gjë e drejtë jo të ketë të drejtë qeveria. Por jo cdokush që proteston ka të drejtë. Të drejtën e protestët nuk e kemi diskutuar. Por e drejta e protestuesve është objekt diskutimi.” ka thënë kryeministri Edi Rama.
Top Channel