Pa leje drejtimi dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor/ Arrestohen 2 shoferë 18-vjeçarë në Vlorë

18/12/2020 10:51

Dy 18-vjeçarë, drejtues mjetesh në Vlorë janë arrestuar në flagrancë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel