Mjekët kërkojnë shpërblim/ Sindakata e mjekëve: Duhet trajtim për mjekët e familjes

18/12/2020 15:31

Ndonëse pensionistët e morën lajmin se në fund të vitit do të kenë një shpërblim prej 5 mijë lekësh, ata që janë lënë në harresë janë mjekët e familjes, të cilëve jo vetëm nuk u është thënë për shpërblim, por u është refuzuar paga e 13-të, të cilën e kanë marrë çdo vit, me përjashtim një vit më parë, kur fondet shkuan për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Përfaqësuesi i sindikatës së mjekëve, Dr. Gent Stroni kërkon që të ketë një trajtim financiar në fundviti për mjekët e familjes të cilët vijojnë të përballojnë një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë pandemisë së Covid-19, duke punuar orar pa orar, me pacientë të prekur me Covid dhe ata me patologji të tjera.

Mjekët e spitaleve Covid dhe epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik, të cilët përballen me pacientë me Covid vazhdojnë të trajtohen me 1000 euro në muaj, ndërkohë që mjekët në qendrat shëndetësore të cilët trajtojnë pacientë me Covid nuk u paguhen as orët e tyre shtesë në punë. Çdo fundviti ata merrnin pagën e 13-të dhe një shpërblim në bazë të numrit të vizitave që kryenin, këtë vit ku ngarkesa ka qenë edhe më e madhe kjo pagesë u është refuzuar.

Top Channel