Me sytë nga shteti/ SHBA, papunësia në shifra drastike

18/12/2020 01:21

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti për shkak se kanë mbetur pa një vend pune, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000, shifra më e lartë javore që prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Departamenti amerikan i Punës sqaroi se shifrat e fundit tregojnë që edhe nëntë muaj pas valës së parë të goditjes që mori ekonomia prej pandemisë, mjaft punëdhënës vazhdojnë t`i mbyllin vendet e punës.

Para se të shpërthente koronavirusi në muajin mars, numri i aplikimeve për ndihmë nga të papunët nuk shkonte më shumë se 225,000. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur në botë nga Covid-19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane deri tani kanë regjistruar mbi 17 milionë të infektuar me sëmundjen e mbërritur nga Kina, ndërsa më shumë se 300 mijë vetë kanë humbur jetën.

Të hënën, një grup ligjvënësish nga të dyja partitë doli me një propozim ndihmash prej 748 miliardë dollarësh që do të rriste përfitimet e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të zgjaste përfitimet e papunësisë deri në 19 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA