Një 42- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës për falsifikim dokumentesh.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.
Top Channel