Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve/ Burg për 5 policë në Maliq, pezullim për 2 të tjerë
18/12/2020 14:55
Gjykata dha ditën e sotme masën për 7 policë të komisariatit të Maliqit që shpërdoruan detyrën.
Pesë ngelën në burg, ndërsa dy të tjerë janë pezulluar nga detyra. Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe mos marrë asnjë mase për disa subjekte që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme.
7 policët e rendit nga ShÇBA ishin nën hetim.
Top Channel