Këngëtari i njohur James Arthur është përfolur për një lidhje me Rita Orën. Kjo lidhje edhe pse nuk ishte afatgjatë, ka lënë disa “pasoja” në jetën e tij, të paktën kështu shprehet tashmë James Arthur.
Deklarata e tij e fundit për një intervistë për “Evening Standars”, ka surprizuar çdokënd. James Arthur ka konfirmuar se ai ishte shoqëruar me Rita Orën, por pretendon se ylli u bë i keq pasi pranoi se kishte ndjenja për të.
Ai ka rrëfyer netët që ka kaluar me këngëtaren shqiptare dhe më pas braktisjen nga kjo e fundit. Ai thotë se Rita është shkaktarja e vetme e kësaj varësie, e cila sa vjen dhe bëhet më problematike për të.
“Unë dhe Rita po shihnim njëri-tjetrin për-disa muaj.Krejt papritur, ne thjesht pushuam së foluri. Ndoshta ishte keq që imazhi i saj të shihej me mua. Unë isha pak i hidhur për këtë sepse ajo do të thoshte se kishte shumë ndjenja për mua dhe se është e vetmja shkaktare e kësaj varësie, e cila sa vjen dhe bëhet më problematike”, tha James për Evening Standars.
Top Channel