“Ja si favorizonin për prerjen dhe transportin e drurëve”/ SHÇBA informacion për policët në Korçë: 5 në arrest me burg, 2 pezullim detyre

18/12/2020 20:27

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Këta policë sipas SHÇBA, favorizonin subjekte të paligjshme të prerjes dhe tarnsportit të lëndëve drusore duke informuar mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore.

Njoftimi i SHÇBA:

Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
Ata janë:
1. A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,
2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;
3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;
4. M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.
5. Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;
6. F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
7. O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA