Ish- konkurenti i Për’puthen: Edhe unë kam pasur kontakte jashtë me Anën, duhet të përjashtohej që atëherë!

18/12/2020 14:38

Erjon Geca thotë se gjatë kohës që ishte konkurent në emision kishte kontakt jashtë studios me Anën.

Sipas Erjonit, Ana është dyfytyrëshe, edhe me të është sjellë si e tillë,-“tregonte pëlqim për mua jashtë studios, shfaqte xhelozi pastaj në studio sillej ftohtë”.

Ai flet për një telefonatë me Anën që u bë arsyeja e largimit nga emisoni,-“u bë shumë xheloze, më bëri t’ia mbyll telefonin dhe të lë emisionin”.

Erjoni akuzon konkurentët se nuk janë të vërtetë dhe përveç Anës ka të tjerë që takohen jashtë. Ai përmend një regjistrim ku pretendon se produksioni ka dashur ta eleminojë atë dhe jo Anën sepse Ana po jepte shfaqje por nuk tregoi asgjë konkrete teksa foli për emisionin “Shqipëria live”.

Top Channel