Bledi Çuçi ka dorëzuar sot zyrtarisht çelësat e Ministrisë së Bujqësisë, për të marrë detyrën e re si ministër i Brendshëm.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Sandër Lleshajn, dorëheqja e të cilit erdhi pas protestave të dhunshme që u nxitën nga vrasja e Klodian Rashës, prej një efektivi policie.
Në Ministrinë e Brendshme, u bë sot nga kryeministri Edi Rama, prezantimi i ministrit të ri të Brendshëm Bledi Çuçi. I pranishëm në prezantimin e tij ishte Kryeministri Rama, ish ministri Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako.
Në një mesazh në “Facebook”, Çuçi shkruan se i ka dorëzuar sot detyrën Milva Ekonomit, ndërsa rendit edhe sukseset që kjo Ministria e Bujqësisë ka arritur gjatë kohës që drejtohej prej tij.
Mesazhi i Çuçit:
I dorëzova sot detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi, koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër, me të cilën punuam një vit më parë edhe në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit. Jam shumë i kënaqur që këto dy vite në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arritëm të shtojmë mbështetjen për fermerët dhe të ndërmarrim nisma e reforma me impakt të madh në zhvillimin rural. Prej vitit të ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi.
Top Channel