Çifti Pasho mund të jetë vrarë nga djali, ja provat që e bëjnë Taulantin të dyshuar

18/12/2020 14:02

Zhdukja e Shpëtim dhe Teuta Pashos në të njëjtën ditë me daljen nga burgu të djalit e bëjnë atë një person të dyshuar.

Gazetari shqiptar në Itali Alban Daçi tha se sipas mediave italiane, fqinjët kanë ndjerë aromë të rëndë në pallat në një periudhë që përkon me zhdukjen e çiftit. Daçi tha për “Shqipëria live” se Taulanti nuk e ka denoncuar zhdukjen e prindërve dhe më vonë është shfaqur me një “jetë luksoze”.

Taulanti përshkruhet nga mediat italiane si i dhunshëm dhe me një jetë të trazuar kriminale por nuk dihet marrëdhënia e tij me prindërit.

Por  ekspert i kriminalistikës Arben Hajdarmataj thotë se mënyra e vrasjes së çiftit, duke u torturuar e bën të duket më shumë si akt i bandave italiane. Hajdarmataj thotë se Taulant Pasho është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasjeje, sepse nëse çifti është vrarë nga bandat ai e di kush e ka bërë.

Kufomat u gjetën të copëtuara dhe të futura në katër valixhe, në aksin Firence -Pisa-Livorno. Çifti ka tre fëmijë; dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe Taulanti.

Daniela dhe Viktoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë. Sipas mediave italiane, hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira.Gjithashtu mendohet se motrat Daniela dhe Vitoria kanë dhënë versione të ndryshme të historisë.

Top Channel