Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
Me Komisionerin Várhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjërësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.
“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.
Top Channel