44 respiratorë të rinj, Manastirliu nga QSUT-ja: Festoni brenda familjes së vogël

18/12/2020 15:05

“44 respiratorë të rinj, financim i buxhetit të shtetit, i janë shtuar flotës së aparaturave moderne në shërbimin shëndetësor publik”, bën me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se prej fillimit të epidemisë, është rritur me më shumë se dy herë numri i respiratorëve në spitale.

Në një takim me mjekët reanimatorë dhe të shërbimit infektiv në QSUT, sa i takon rritjes së kapaciteteve me aparatura jetëshpëtuese për përballimin e pandemisë COVID-19, Manastirliu bëri thirrje për ndërgjegjësim, në një kohë kur gjendemi në prag të festave dhe ku rreziku për infektim është i lartë.

“Duam që nga njëra anë të ndërgjegjësojmë qytetarët që të festojnë brenda familjes së vogël dhe nga ana tjetër e kemi treguar edhe përgjatë këtyre muajve, puna jonë nuk ka ndaluar që situatat që mund të përballemi të mos na gjejnë pa personelin e duhur”, tha ndër të tjera ministrja.

Top Channel