1.68 mln shqiptarë janë emigrantë/ Shumica në Greqi dhe Itali, ikën për shkaqe ekonomike

18/12/2020 19:31

Sot është dita ndërkombëtare e emigrantëve. Shqiptarët janë një nga kombet që kanë emigruar që në mesjetë dhe vala e ikjes nuk është ndalur.

Shifrat e shqiptarëve të shpërndarë nëpër botë nuk janë ende të qarta, por ka një te dhene të atyre që quhen diaspora e re e krijuar nga ata që kanë ikur nga Shqipëria.

Sipas, Instat janë 1 milionë e 680 mijë shtetas të Shqipërisë ikën nga vendi për t’u bërë emigrantë nëpër botë. Shumica jetojnë në Greqi dhe Itali, 75 përqind e tyre, dhe pjesa tjetër në shtetet e bashkuara dhe vendet e tjera perendimore.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Genta Dobra.

Top Channel