​PDK kërkon zgjedhje, thonë se po punojnë për rrëzimin e qeverisë Hoti

18/12/2020 14:55

Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë gjitha përpjekjet për ta shpërndarë Kuvendin sa më shpejt. Kjo parti opozitare vlerëson se është momenti dhe koha e duhur për zgjedhje të reja, derisa thonë se janë duke angazhuar për ta rrëzuar qeverinë Hoti edhe përmes mocionin të mosbesimit.

Deputeti i PDK-së, Ablerad Tahiri pas ndërprerjes së seancës së sotme, si arsye e protestës së deputetëve të LVV-së për prezencën e zëvendëskryeministrit Selmanaj, tha se edhe kjo maskaradë që po shihen në parlament është si pasojë e mashtrimit nga LVV dhe LDK.

“Është momenti i duhur, është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Nuk mund të tolerojmë edhe më tutje ministra që iu japin tender vëllezërve dhe kompanive të tyre. Nuk mund të lejojmë ministra të cilët iu humbin nga 2 milionë euro në ditë nga buxheti i taksë paguesve dhe në anën tjetër nuk e kanë dertin e tyre. Nuk mund të lejojmë të kemi ministra që çdo ditë e degradojnë sundimin e ligjit”, tha ai.

E për dhënien e nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Hoti, Tahiri tha se nuk janë të mjaftueshme vetëm me LVV-në, por për këtë po bisedojnë edhe me grupe tjera parlamentare.

“Nuk janë të mjaftueshme vetëm me LVV-në jemi duke biseduar edhe me të tjerët që të ndalim këtë degradim. Vetëm zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, u shpreh ai.

Krahas këtyre, Tahiri tha se është e papranueshme prezenca e njerëzve që ofendojnë familjarë të pagjeturve dhe vijnë në Kuvend.

“Kjo maskaradë që po e shihni në parlamentin e Kosovës nuk është asgjë me shumë, e as më pak se rezultat i mashtrimit më të madh që e kanë pësuar qytetarët e Kosovës në zgjedhjet 6 tetorit të vitit 2019. Pra si rezultat i atyre zgjedhjeve dhe atij koalicionit të shpresave të rreme, viti 2020 ka qenë viti më i rëndë dhe degradues në secilin aspekt për shoqërinë dhe shtetin tonë….4 Është e papranueshme të kemi ministra, njerëz të cilët ofendojnë familjarë të pagjeturve dhe sot na vijnë në Kuvendin e Kosovës. Pra çdo ditë e më shumë po rëndohet gjendja në vend. Si rezultat i keqqeverisjes nga LDK dhe LVV në Kosovë”, tha ai./

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA