Zgjedhja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi: S’kam ndërmend të votoj çdo lloj paçavureje

17/12/2020 11:51
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrrizi në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e sotme në rend dite do të votohet njëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga deputetët. Ai theksoi se të gjithë anëtarët janë të afërm të anëtarëve të qeverisë.

Për çfarë e keni bërë këtë Gjykatë Kushtetuese? Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua. Vitore Tusha as vetë se mban mend se kur  është emëruar. Siç e keni nisur për Altin Binajn,  na detyron Ardian Dvorani o e votoni o s’ka. Këta kanë 20 e ca vjet që na vjedhin. Nuk kam ndërmend të votoj çdo lloj paçavureje. Neni privalon mbi çdo hamendësim. Nëse do të doni Gjykatë Kushtetuese me dordolec e gratë e tyre që …. në kuvend, e kishim një me noterë që vulosin në krah të Lanës. Nuk e di se sa do të jetë e aftë drejtësia e re të zgjidhë këto çështje”, tha Murrizi.

Top Channel