Vlorë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, plagoset 18-vjeçari

17/12/2020 20:13

Një aksident ka ndodhur sot në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë.

Rreth orës 19:15, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel