Kryeministri Rama ditën e sotme ka zhvilluar një komunikim të përbashkët me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë ku u diskutua mbi masat për përballimin e pandemisë së COVID-19.
Rama ka thënë se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi për të njehsuar qasjet kundër kësaj lufte të padukshme, duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen.
Ndërkohë sipas doktoreshë Silva Binos në vendin tonë ka një tendencë të uljes së rasteve pozitive me covid-19. Ajo ka thënë se ky fakt është vërejtur edhe pas trefishimit të numrit të testimeve.
Profesor Rexhep Osturk: Iu urojmë lehtësira në këtë luftë kundër covid. Uroj që në luftë të arrini suksese të larta. Njëkohësisht ju përcjell falenderimet dhe përshëndetjet e presidentit të Erdogan në emër të delegacionit”
Edi Rama: Duke qenë se keni punuar me ekspertët tanë. Do i japim fjalën një përfaqësuesi tanë. Doktoreshë Mira Rakacolli ka ndjekur bashkë me ju vazhdimësinë e dy Komiteteve për kontaktet po ja kaloj fjalën asaj për këtë eksperiencë”
Mira Rakacolli: Kemi diskutuar mbi politikat e gjurmimit, testimit dhe trajtimit. Kemi shkuar në dokumentet e përgatitura për planin e veprimit apo për rihapjen. Sidomos kemi shqyrtuar strategjinë për vjeshtë-dimër që po punojmë edhe aktualisht. Kanë dalë edhe në terren ekspertëtë turk. Në spitalet infektive. Duke parë nga afër realitetin dhe aparaturat aty. Kemi diskutuar për strategjinë e vaksinimit që do e prezantojmë shpejt. Situata epidemiologjike ka qenë e qëndrueshme. Ka një ulje të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit. Kjo është një vlerë e masave mesatare të rekomanduara. Po e monitorojmë situatën.
Silva Bino: Impakti i masave me intensitet mesatar për të mos bllokuar ekonominë. Kemi një tendencë të uljeve të rasteve pozitive. Kemi trefishuar apo katërfishuar numrin e testimeve. Kemi kaluar testimin 1% e popullatës në muaj. Lehtëson kohën e diagnozës dhe izolim.
Rama: Kjo që kemi bërë deri tani është bërë mjaft mirë. Është rezultat i punës në skuadër që mendoj që ka në themelin e vet Komitetin e Ekspertëve. Shumë respekt për miqtë nga Turqia. Aq më tepër në këtë situatë. Kjo ngjarje e shkëmbimit të eksperiencës do ketë vlerë të madhe për ne. Duhet të dinë se ka shumë rëndësi fjala e tyre. Kur vjen punë për shëndetësinë e për spitalet është destinacioni i shqiptarëve. Padiskutim kjo na motivon dhe na kurajon. Kemi shumë për të bërë në sistemin tonë shëndetësor. Disa nga spitale mendoj unë që i kemi kushtet si në Turqi. Apo mjekët tanë janë të gatshëm njësoj si në Turqi.
Top Channel