Seanca plenare e Kuvendit/ Nga dekretet e Metës për buxheti e metrologjinë tek shqyrtimi i zgjedhjes së një anëtari të Gjykatës Kushtetuese

17/12/2020 09:39

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutojë disa projektligje të rëndësishme.

Kështu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin, “Kodi i Procedurës Penale i Republikëssë Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Sot pritet të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””.

Në shqyrtim do të merret sot edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për armët”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”.

Gjithashtu Kuvendi sot do të diskutojë edhe projektligjin “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe Dekretin e Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit “Për metrologjinë”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”./ATSH/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA