Raif Hyseni prezanton albumin e tij të parë në Zoom, ka gërshetuar muzikën tradicionale shqiptare me muzikën e huaj

17/12/2020 15:24

“Tango Tirana”, “Vals Vlore”, jazz me muzikën kosovare janë disa nga temat e albumit të parë të muzikantit, të cilat i zbuloi sot në një lidhje direkte nga Amerika për “Shqipëria live”.

I pyetur se përse e vonoi kaq shumë albumin, Hyseni thotë se ka bërë një punë të madhe ndër vite, duke mbledhur muzikë tradicionale nga të gjiitha trevat e Shqipërisë për të krijuar kompozime origjinale.

Por në realizimin e këtij albumi nuk ka qenë i vetëm. Bashkëshortja e tij, këngëtarja e mirënjohur Merita Halili ka bashkëpunuar në realizimin e kompozimeve.

Për mua është shumë i rëndësishëm promovimi i artit shqiptar, kam krijuar kompozime që nuk janë bërë më herët”- shton Hyseni.

Çifti do të jenë “live” këtë të dielë, në orën 21:00, në programin Zoom dhe në faqen e facebook-ut të këngëtarit, për ti prezantuar albumin fansave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA