Pritet të goditet nga cikloni, Fixhi vendos orë policore

17/12/2020 12:17

Fixhi vendosi ditën e sotme orë policore pasi një ciklon i fuqishëm pritet të godasë vendin e arkipelagut në Paqësorin jugor.

Kryeministri i vendit, Voreqe Bainimarama tha se ora policore mbarëkombëtare do të zbatohet nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes për shkak të ciklonit tropikal Yasa, njoftoi e përditshmja “Fiji Times”.

Fixhi, me një popullsi prej më pak se një milion është një arkipelag me më shumë se 300 ishuj në Paqësorin e thellë.

Qeveria e Bainimarama ka shpallur gjithashtu një gjendje të katastrofës natyrore për një periudhë prej 30 ditësh, tha kreu i Zyrës Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Vasiti Soko.

Autoritetet presin që cikloni të godasë dy ishuj kryesorë Viti Levu dhe Vanua Levu sot ose nesër herët.

“Një nga përparësitë kryesore në atë është që lejon Zyrën Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të thërrasë të gjitha resurset e qeverisë që të jenë në gatishmëri dhe të mobilizohen“, tha Soko, sipas “Fiji Times”.

“Ka dispozita në rregullore ku ne do të punojmë me forcat e policisë së Fixhit në lidhje me evakuimin e njerëzve”.

Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës ndërsa nga popullata është kërkuar që të qëndrojnë brenda dhe të shkojë në vende më të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA