Kur pandemia e koronavirusit mori hov në mbarë Europën në muajin prill, dhe spitalet kërkonin të dëshpëruara respiratorë, qeveria polake iu drejtua një furnizuesi te rralle: një tregtari armësh.
Andrzej Izdebski, 69 vjeç, ka ndihmuar në kontrabandën armëve dhe municioneve përtej kufijve, ka punuar për shërbimet sekrete Komuniste të Polonisë dhe pretendon se ka shitur suplemente dietike në Korenë e Veriut.
Disa muaj më vonë, teksa një valë e dytë e koronavirusit shtoi trysninë mbi spitalet polake dhe rriti numrin e të vdekurve COVID-19, Izdebski kishte siguruar më pak se një të pestën e 1,241 respiratorëve qe ekzekutivi ra dakord të blinte për rreth 53 milionë dollarë, e pohuar kjo nga burime qeveritare, dhe nga Izdebski vetë, thotë Reuters.
Sipas marrëveshjes, qeveria polake priste që kompania e Izdebskit të dërgonte 321 respiratorët e parë në muajt prill dhe maj.
Por në të njëjtën kohë, kërkesa për respiratorë ishte rritur në mbarë globin, dhe Izdebski, nuk arriti t`i dorëzonte në kohë. Kur ato nuk mbërritën, Varshava e anuloi porosinë. Zyrtarët nuk ia vunë fajin atij për ngërçin e krijuar, megjithatë e trafikantit të armëve ngarkesa i mbërriti vetëm se jo atëherë kur duhej. Tani si☼ thotë Reuters, ai i detyrohet Varshavës miliona dollarë dhe po kërkon blerës për thuajse 500 respiratorë që I kanë mbetur stok.
Top Channel