Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur dje vizitën zyrtare tre ditore në Shqipëri, teksa është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë politikë.
Osmani i dorëzoi presidentit Ilir Meta një dhuratë simbolike nga gratë kosovare që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.
Gjatë ditës së sotme Osmani do të vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.
Axhenda:
Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).
Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Top Channel