Ditën e sotme, në Devoll ka vijuar puna për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave, ku zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje dhe vihet në pranga autori i dyshuar me iniciale K.A., 42 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.
NJOFTIM I POLICISË:
Devoll
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.
Zbardhen dhe dokumentohen tri vjedhje, vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e tri ngjarjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë, të cilat bëjnë fjalë për vjedhjen në tri banesa të pabanuara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të tyre, shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në datat 16.12.2020 dhe 08.07.2020, ka vjedhur në banesat e pabanuara në pronësi të shtetasve L. K., A. M. dhe F. F., banues në Bitinckë, orendi të ndryshme shtëpiake dhe materiale hekuri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel