Open/ Abilekaj: Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, e njëjtë si ajo e Athinës në 2008

17/12/2020 22:58

Në Open sonte po diskutohet për largimin e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm dhe zëvendësimin me Bledi Çuçin pas vrasjes së Klodian Rashës.

Duke komentuar protestat analisti Enton Abilekaj tha në Open se kjo protestë ishte spontane por që edhe njerëz të opozitës ishin pjesë e protestës.

“Organizmi ishte online, nuk u bë nga opozita, madje u kompleksua opozita. Situata është e njëjtë me atë në Greqi në 2008. Ka vetëm një ndryshim nga ajo situatë. Ndryshimi është se në Greqi policia vepronte e tërhequr sepse e ndjente vetën fajtore, ndërsa këtu policia i quajti huliganë, kriminela.

Nëse aty ka pasur njerëz të paguar kjo është shumë e rëndë dhe kjo nuk mund të ndalojë këtu. Partitë duhet të marrin përgjegjësi, të hetojë dhe prokuroria. Por nëse kjo është e vërtetë kjo vetëm sa e kompromenton protestën njësoj si ajo e studentëve që LSI e PD e përdorën për të rrëzuar qeverinë’, tha ai.

Top Channel