Konsumi i vitaminës D është shtuar përgjatë pandemisë por ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme se vitamina D është efektive kundër Covid-19.

Studiuesit në Angli thonë se duhen më shumë studime. Megjithatë qytetarët këshillohen të marrin një dozë çdo ditë këtë dimër për të mbajtur kockat dhe muskujt të shëndetshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar vitamina D iu është ofruar pacientëve të rriskuar. Zyrtarët shëndetësorë kryen një rishikim të provave mbi lidhjet midis vitaminës D dhe Covid-19, pasi një numër i vogël studimesh kishin sugjeruar se mund të luante rol në përgjigjen imune të trupit ndaj viruseve të frymëmarrjes.

Studiuesit arritën në përfundimin se kishte “prova të pamjaftueshme” për ta rekomanduar vitaminën për parandalimin ose trajtimin e sëmundjes por kërkimet do të vazhdojnë.

Marrja e vitaminës D është veçanërisht e rëndësishme këtë dimër për shkak të kohës që njerëzit kanë kaluar të izoluar në shtëpi për tu mbrojtur nga koronavirusi. Kjo do të thotë që mund të mos kenë  mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit – një burim kryesor.

Vitamina D mund të merret nga ushqime të caktuara, të tilla si peshku dhe drithërat.

Top Channel