Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e përshkroi 2020 si një vit të “tmerrshëm” ndërsa pohoi se strategjia kombëtare kundër koronavirusit, ka dështuar.
Monarku i bëri komentet në një fjalim vjetor televiziv. Suedia është kritikuar për qasjen e saj ndryshe ndaj pandemisë, duke dhënë vetëm udhëzime dhe duke mos vendosur kurrë masë izolimi. Ky shtet deri më tani ka regjistruar gati 350,000 të infektuar dhe mbi 7,800 viktima.
“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh vdekjesh kjo është e tmerrshme”, tha mbreti.“Populli i Suedisë është përballur me situatë jashtëzakonisht të vështirë. Kemi në mendje të gjithë anëtarët e familjeve që nuk kanë mundur t’iu thonë lamtumirë familjarëve të vdekur. Mendoj se kjo është përvojë e rëndë dhe traumatike, që të mos kesh mundësinë të japësh lamtumiren”, shtoi ai.
Në vend të aplikimit të sanksioneve ligjore, Suedia bëri thirrje për përgjegjësi dhe detyrë shoqërore gjatë përballjes me koronavirusin. Vendi nuk zbatoi kurrë masa izolimi apo detyrim te vendosjes se maskave, ndërsa restorantet kanë qenë vazhdimisht të hapura. Megjithatë, më herët gjatë kësaj jave, shkollat në rajonin e Stokholmit nisen të aplikojnë mësimin online. Të hënën u dhanë edhe rekomandime për mbajtje të distancës fizike në kohën e Festës së Krishtlindjes.Suedezët janë këshilluar që të takohen në grupe deri në tetë persona, kryesisht në ambiente të jashtme, nëse kanë mundësi, dhe të shmangin udhëtimet me tren dhe autobus.
Top Channel