16/01 10:30
Personat që u larguan nga New Yorku për shkak pandemisë së COVID-19 shkaktuan një humbje të të ardhurave prej 34 miliardë dollarësh në qytet, treguan të dhënat e një analize.
Sipas të dhënave të botuara nga kompania e analizave të vendndodhjes Unacast, afërsisht 70 mijë njerëz u larguan nga New York City gjatë periudhës së pandemisë.
Me largimin nga New Yorku, qytetin më të prekur nga pandemia, veçanërisht pjesa e pasur e qytetit, është shkaktuar humbje prej 34 miliardë dollarësh në të ardhura.
Masat e marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë gjithashtu shkaktuan mbylljen e mijëra restoranteve dhe bizneseve të vogla në qytet.
Top Channel