Tre persona kanë mbetur të pajetë, teksa një stuhi dëbore ka nisur përgjatë pjesës së bregdetit lindor të SHBA-së.
Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra (60cm) dëborë. Stuhia do të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura. Bora më e madhe parashikohet të bjerë të mërkurën në mbrëmje.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Pensilvani pas një përplasje masive të makinave. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete. Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e fuqishmja në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që “ta marrin këtë seriozisht”. Shkollat në të gjithë qytetin kanë kaluar në mësimin online.
“Më e keqja në dekadë”, kështu e cilëson stuhinë në fjalë “The Sun”.
Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen. Sekretarja amerikane për Transportin Elaine Chao paralajmëroi ata që ishin në zonën e stuhisë “të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të mos vozisin në kushte të rrezikshme”.
Top Channel