Lajmi i fundit
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Einxhel tregon bisedën me të atin e Stresit pasi e quajti k**. A e fali?

17/12/2020 19:08

Në daljen e parë pas sherrit të bujshëm me Stresin, Einxhel Shkira rrëfeu për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon sesi e kishte përjetuar këtë situatë të vështirë.

E pyetur nga Bieta, ajo pohoi që kishte komunikuar me të atin e Stresit dhe se ai i kishte kërkuar ndjesë në emër të të birit.

“Unë pata një telefonatë me atë, faktikisht unë e kam kontaktuar. I kam treguar se çfarë ka ndodhur dhe menjëherë më ka kërkuar falje mua familjarisht, në emër të djalit të tij. Më tha që s’ka për të patur më asnjë shqetësim karshi meje.

Nuk ka fare lidhje me mua, unë e pranova faljen e tij”, sqaroi moderatorja, ndërkohë që ende nuk ka një kërkesë ndjese nga vetë Stresi

Top Channel