Dreri në Ontario vijon jetën, pa u trazuar nga shigjeta e ngulur në kokë (fotot)

17/12/2020 21:47

Fotografja e botës së egër Lee-Anne Carver shpërndau fotot e drerit Carrot me qëllim të ndërgjegjësojë për të shpëtuar jetën e kafshës së plagosur.

Dimri kanadez mund të jetë i ashpër për drerët, teksa temperaturat ulen dhe ushqimi rrallohet. Por çështja është diçka tjetër për Carrot, drerin bisht-bardhë që jeton në veri të Ontario, i cili është fotografuar së fundmi me një shigjetë harku që i është ngulur në kokë.

“Ishte shumë e vështirë ta shihje,” thotë Lee-Anne Carver, fotografja nga qyteza e Kenora, e cila i ka vënë dhe emrin kafshës. “Kam fotografuar kafshë prej vitesh, por te Carrot kishte diçka të veçantë.”

Carver kërkon tashmë të shpërndajë sa më shumë sensibilizimin për drerin Carrot, me shpresë që të gjenden mjetet dhe mundësitë për të shpëtuar kafshën e plagosur.

Ajo thotë se njeh Carrot prej tre vitesh, që kur vizitonte kopshtin e shtëpisë së saj dhe të burrit: “Ai ka qenë një këlysh jetim. Është shumë i dashur e i sjellshëm”.

Por javës që shkoi bashkëshorti i Carver pa që dreri ishte plagosur. Kur ata dolën në kopsht për ta studiuar, panë shigjetën e zezë me fletë jeshile, që ishte ngulur në kokën e Carrot.

Por megjithë plagën në dukje shokuese, kafsha nuk dukej e trazuar. Kur ai u afrua për të nuhatur dorën e saj, Carver thotë se ne koke nuk kishte as shenja gjaku dhe as infeksioni.

“Ishte e vështirë ta shihje, por ai po vepronte siç vepron normalisht,” tha Carver.

Zyrtarët lokalë i kanë premtuar Carver se nuk do ta vrasin drerin e plagosur, por zyrtarët pyjorë dhe gjuetarët këshillojnë kundër tentativave për heqjen e shigjetës. Kjo ndoshta sepse shigjeta parandalon gjakderdhjen dhe heqja e saj mund të rihapë plagën në kokë, duke shkaktuar infeksion.

“Është shumë e rëndë. Unë do të doja ta kapja me dorë ta hiqja dhe t’i thoja: ‘Ja, ta hoqa Carrot.’ Por kjo nuk është e mundur.”

Zhvillimi vjen pasi katër vjet më parë zona e Kenora kaloi ligjin e lejimit të vrasjes së drerëve vetëm me shigjeta, brenda limiteve të qytetit.

Por në qytet nuk ka veterinerë për kafshët e mëdha dhe mbështetësit e kauzës së Carrot kanë shumë pak opsione. Shpresa e Carver është që kur brirët e tij të bien dhe plaga të shërohet, shigjeta të mund të nxirret lehtësisht. Fotografja ka marrë mjaft mbeshtetje në internet për çështjen, edhe pse kjo nuk mund të lehtësojë telashin e Carrot.

FOTO GALERI
3/4
Ajo kerkon te sensibilizoje për te shpetuar drerin Carrot

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA