Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi kanë qenë për gjueti. Shtetasi Rifat Xheleshi, 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Gentian Kosiqi rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA