Çfarë ka ngelur nga protesta për vrasjen e Klodian Rashës? Kjo ishte pyetja që u shtrua për panelistët në pjesën e pestë në Open në Top Channel.
Analisti Andi Bushati foli me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe opozitës duke thënë se të rinjtë që protestuan para një jave e nuk kanë më besim as te qeveria as te opozita.
“Është problem i juaji që nuk dini të lexoni mesazhet e protestës. Ajo nuk është punë opozita dhe qeveria. Nuk mund të shtrohet diskutimi e ka PS apo e ka PD-ja. Ata të rinjë që protestuan atje nuk kanë më besim as të qeveria e as te opozita.
Çdo ditë po lindin të rinjë të dëshpëruar. Ata e dinë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë edhe po erdhi opozita në qeverisje. Ata e dinë se nuk do të jenë kurrë të barabartë me fëmijët tanë që jemi në studio apo më fëmijët e disa që kanë siguruar jetën. Ata të rinjë që protestuan do vijnë dhe ju marrin më gurë juve dhe PD e LSI-në. Atëherë do ndryshojë situata”- tha Bushati.
Top Channel