Bulqizë- Një 22-vjeçar është marrë peng për disa orë në qytetin e Bulqizës.
Sipas policisë V. B, 22 vjeç, i është hequr liria padrejtësisht për disa orë nga Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë. Ky i fundit është mundur të arrestohet. Sipas policisë autori 37-vjeçar e ka mbajtur 22-vjeçarin për disa orë në garazhin e makinës.
Njoftimi i policisë:
I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.
Specialistët për hetimin e Krimieve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës .
Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Top Channel