Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek një një mjet që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse.

Nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Si presidenti i zgjedhur Biden, ashtu edhe Nënpresidenti Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Presidenti Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Dozat fillestare të vaksinës, të cilat filluan të jepen këtë javë, janë destinuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, ashtu si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.

Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnç 2.9 milion doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës.

Të paktën 304,187 amerikanë kanë humbur jetën nga sëmundja, sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, dhe 16.7 milion janë infektuar – afërsisht 5% e popullsisë.

Edhe bashkëshortja zotit Pence, Karen dhe zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams do të vaksinohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA