Arabia Saudite ka filluar një fushatë vaksinimi për COVID-19 për qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen.

Sipas agjencisë zyrtare saudite të shtypit (SPA), ministri saudit i Shëndetësisë, Taëfiq Al-Rabiah, mori një dozë vaksine.

“Kjo fushatë është operacioni më i madh i vaksinimit në Mbretëri. Vaksina kundër koronavirusit është e sigurt dhe nuk do të jetë e detyrueshme, por opsionale“, citoi e përditshmja “Al-Riyadh” të ketë thënë ministri Al-Rabiah.

Dje, ministri saudit i Shëndetësisë njoftoi se mbretëria ka marrë grupin e parë të vaksinës Pfizer-BioNtech. Ministria e Shëndetësisë tha se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe banorët dhe se është e sigurt dhe efektive.

Deri më tani, Arabia Saudite ka regjistruar gjithsej 360.335 raste të covid duke përfshirë 6.080 vdekje dhe 351.192 të shëruar.

 

Top Channel