​Macron pozitiv me koronavirus, disa udhëheqës evropianë në vetizolim

17/12/2020 19:18

Një mori udhëheqësish evropianë po vetizolohen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, doli pozitiv për Covid-19.

Macron, 42-vjeç, do të vetë-izolohet për shtatë ditë ndërsa punon në distancë, tha Pallati Elysée në një deklaratë.

Presidenti francez ndoqi një numër ngjarjesh të profilit të lartë në ditët e fundit, duke përfshirë një samit të BE.

Pas diagnozës së tij, disa udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin spanjoll, thanë se ata do të izoloheshin.

“Presidenti i Republikës është diagnostikuar pozitivisht për Covid-19 sot,” tha Elysée të enjten në mëngjes. Diagnoza u bë pas një “testi të kryer në fillimin e simptomave të para”, shtoi deklarata.

Gruaja e presidentit francez Brigitte Macron, e cila është 67-vjeç, është vetizoluar, por nuk ka simptoma.

Nuk dihet ende se si Macron u infektua me virus, por zyra e tij tha se po identifikonte çdo kontakt të ngushtë të kohëve të fundit që ai ka pasur.

Të martën Macron priti krerët e parlamentit francez dhe të hënën anëtarët e grupit ndërqeveritar OECD.

Javën e kaluar ai, së bashku me pothuajse çdo udhëheqës tjetër të BE, morën pjesë në një samit në Bruksel.

Kush tjetër ka nevojë të vet-izolohet?

Midis atyre që duhet të shkojnë në vetizolim janë shefi i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretari i Përgjithshëm i OECD Angel Gurria, pasi të gjithë ata u takuan me presidentin Macron këtë javë.

Sanchez ka rezultuar negativ, por, ashtu si Macron, do të punojë në distancë nga karantina.

Kryeministri portugez Antonio Costa, 59-vjeç, ka anuluar të gjitha udhëtimet zyrtare dhe është izoluar në pritje të rezultateve të testit, pas një dreke pune në Paris me presidentin Macron të mërkurën.

Kryeministri belg Alexander De Croo dhe kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel gjithashtu janë vetizoluar pas kontaktit me presidentin francez.

Kryeministri irlandez Micheál Martin ka dalë negativi për COVID-19 por do të kufizojë kontaktet e tij, tha një zëdhënës, raporton BBC.

Kryeministri francez Jean Castex, 55 vjeç dhe kryetari i parlamentit Richard Ferrand, 58 vjeç, janë gjithashtu vetizoluar, konfirmuan zyrat e tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel barti një maskë në samit dhe u testua negativisht për virusin të martën, thanë zyrtarët gjermanë pasi dëgjuan lajmet në lidhje me presidentin Macron.

Një zëdhënëse presidenciale franceze konfirmoi se të gjitha udhëtimet e ardhshme të Macron, përfshirë një vizitë të planifikuar në Liban më 22 dhjetor, ishin anuluar.

Top Channel