Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI

Në një projektvendim që do të miratohet nesër në mbledhjen e KQZ parashikon se në zgjedhjet e 25 Prillit do ketë një rritje në shpërblimin financiar për të gjithë komisionerët zgjedhor.

Kështu, masa e shpërblimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021, krahasuar me masën e shpërblimit për ta në zgjedhjet e mëparshme, është në vlerë të shtuar prej:

5000 lekë për Kryetarin dhe Zv.kryetarin e KZAZ;

1000 lekë për Kryetarin e dhe Sekretarin e KQV-së;

500 lekë për anëtarin e KQV-së;

4000 lekë për anëtarin e GNV-së.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel