Vitit të rrëmujshëm 2020 po i vjen fundi, ndaj sytë e gjithë botës janë përtej kalendarit, drejt pritshmërisë dhe menaxhimit më të mirë të së ardhmes së panjohur, që 2021 do të sjellë.
Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar përgjithmonë jetën tonë. Për të gjithë, është një shkëputje e madhe nga “normaliteti” i vjetër dhe përvojat e vitit 2020 do të ndikojnë në qasjen tonë ndaj jetës.

Në një intervistë për WakeUp MarianSalzman, Zëvendës Presidente e Komunikimit Global në PMI, si dhe një nga Trend spotter më të njohur, ka ndarë analizat dhe parashikimet për 2021.

Sipas saj, pavarësisht të gjithave, rrëmujat e shkaktuara nga Covid-19, nuk kanë pasur vetëm ndikim negativ.Ajo shprehet se pandemia ka sjellë ndryshime praktike në lidhje me shëndetin dhe sigurinë, por ajo që do të vëmë re në planin afatgjatë do të jenë ndryshimet në mendësi dhe përparësitë për gjithsecilin.

Gjatë vitit që po lëmë pas na është dashur të krijojmë tradita të reja familjare dhe forma të intimitetit duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt marrëdhënieve kuptimplota.

 “Kjo pandemi dhe izolimet përkatëse kanë shërbyer si një lloj “reset-i”. Shumë prej nesh kanë pasur kohë për të ndaluar dhe për të reflektuar për jetën, botën përreth, dhe atë që do të dëshironim të shihnim ndryshe. Njerëzit duhet ta shohin këtë si një mundësi për të rifilluar të freskët. Kjo vlen për individët dhe familjet dhe gjithashtu për shoqërinë në tërësi. Nëse reagojmë si duhet, ne mund të krijojmë një botë që funksionon më mirë për të gjithë”

 Në këtë periudhë, ekziston një pritshmëri për të njohur “normalitetin e ri” dhe shumë prej nesh nuk duan që të jetë një përsëritje e normales së vjetër. Sipas MarianSalzman, njerëzit do të formojnë zakone të reja tani që janë më të vetëdijshëm për nevojën për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore.

“Tani të gjithë kemi një mundësi për të ndikuar se si do të duket bota jonë e re. Përtej ndryshimit të jetës sonë individuale, “pauza” e madhe e pandemisë ka bërë që shumë njerëz të insistojnë më shumë në ndryshimet shoqërore. Kemi arritur në pikën kunuk mund të injorohen më pabarazitë dhe padrejtësitë e në vend që të rifillojmë biznesin si zakonisht, duhet ta shohim këtë krizë si një mundësi për një riorganizim themelor. Studimet kanë treguar që njerëzit, në përgjithësi, nuk janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po lëviz bota. Pra, ndryshojeni. Mos prisni që të shfaqet një “normalitet” i ri. Ndihmoni për ta formësuar atë”.

Duke u ndalur tek pasiguritë, Salzman thotë se çfarë i shton më shumë pasiguritë tona është fakti që ka ende të panjohura për COVID-19 dhe ndihemi të tillë sepse na mungon rregulli dhe kontrolli me të cilin jemi mësuar. Një prej parashikimeve të saj është përpjekja e njerëzve për të imunizuar veten kundër rrezikut.

Përsa i përket bizneseve , Salzman thotë se kjo pandemi ka qenë një provë për bizneset, të mëdha dhe të vogla. Kur COVID-19 filloi të përhapet në të gjithë globin, kompanitë nuk kishin luksin të bënin vlerësime të gjata por duhej të ndërmerrnin veprime të menjëhershme.

“Ajo çfarë do të kërkohet nga bizneset është besimi që njerëzit duhet të jenë të parët.”

 

Top Channel