Në shtëpi të re pas tërmetit/ Rama i dorëzon çelësat e shtëpisë banorëve të Farkës

16/12/2020 15:36

Deklarimet e shpeshta se qytetarët e Tiranës qofshin demokratë, socialist apo pa parti janë të babarabartë, Erion Veliaj e ka ilustruar me një shembull konkret.

Bashkia e Tiranës thotë se  njëri prej katër kryefamiljarëve në Farkë që mori çelësat e shtëpisë së re është edhe Indrit Plaku  i cili është eksponent i lartë i Partisë Demokratike në zonë  dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.

“Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët!”, tha Indrit Plaku.

Veliaj: Kemi pasur shumë bashkëpunim me gjithë familjen”, tha ai.

Rama- Indrit Plakut: Hajde se na grive, kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja. Hajde të bëjmë një fotografi bashkë.

Kryefamiljari:  Kam qenë me Dinamon.

Rama: E di që ke qenë me dinamon po pastaj ndryshoi koha dhe fillove me të shame

Indrit Plaku: Ai që të do të shan.

Rama: E di që ai që të do të sha. Mua më vendos aty që mos na hedhësh, që mos të marrim në sysh. S’ke çfarë bën tani, sa herë që të vish këtu, unë do të kujtohem nuk ke ku shkon, rrotullohu si të duash.

Në gjithë Njësinë Administrative Farkë Bashkia e Tiranës është duke  rindërtuar 70 shtëpi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA